Nga kthimi në punë tek zgjidhja e kontratës, ja kërkesat e 65 kontrollorëve të aeroportit të Rinasit për Ballukun

Mos i humb

Një kontrollore e AlbControl ka zbardhur për mediat kërkesat që ka ajo dhe kolegët e saj për ministren Belinda Balluku dhe qeverinë për t’i dhënë fund pezullimit të punës.

Në fakt, kontrollorja pretendon se dje ka nënshkruar formularin e paaftësisë në punë, teksa thekson se është shkarkuar.

Për të, kërkesa e parë dhe e panegociueshme është kthimi i kontrollorëve të trafikut ajror në punë që u shkarkuan dje.

Po ashtu kërkohet zgjidhje për formularin e paaftësisë së përkohshme në punë dhe zgjidhjen e kontratës së punës.

’1/ Kusht i panegociueshëm, kthimi i kontrollorëve të trafikut ajror që ajo ka hequr ditën e djeshme mes të cilëve dhe unë

2/ Skemat e kompetencës, kam plotësuar gjithë formularin ashtu siç duhet bërë. Në rast kur unë nuk e plotësoj, dhe jam e stresuar, gjobitem me 2 milion lekë. E plotësova në fund të turnit.

3/Zgjidhej e kontratës së punës, duhet të paraqitem për të zgjidhur, nëse unë kam pretendime.

Pata diskutim me ministren, nuk e quan shkarkim. S’di ç’mund të quhet tjetër shkarkim.

Dua të ballafaqohem.

Duhet ta heqim këtë pikë.’’- tha kontrollorja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit