Nga sot, teste falas të koronavirusit në barnatoret e Zvicrës

Mos i humb

Nga e mërkura, më 7 prill, testet falas të koronavirusit do të bëhen të disponueshme në farmacitë zvicerane.

Secili banor do të ketë të drejtën falas nga këto ‘teste shtëpie’ çdo muaj, si pjesë e skemës së shqyrtimit masiv të Zvicrës.

Testet fillimisht ishin planifikuar të ishin në dispozicion në farmacitë zvicerane nga mesi i marsit.

Vonesa ishte për shkak të shqetësimeve se testet mund të mos jenë mjaft të sakta, por autoritetet zvicerane tani thonë se janë të bindur, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Sidoqoftë Swissmedic ka paralajmëruar që ‘vetëtestet’ nga jashtë nuk duhet të përdoren, pasi ato mund të jenë jo të besueshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit