Ngec në shkallën e dytë të Vettingut, shkarkohet nga KPA ish-drejtuesja e Krimeve të Rënda Donika Prela

Mos i humb

Krem Pasticerie me Shije Portokalli – Delikatesa që Duhet të Provoni

Kremi i pastiçerisë mund të themi se është mbretëresha mes shumë shijeve të ëmbëlsirave. Kudo ku ta vendosni receta...

“Ku është paketa e tretë?”, Basha: Viktimat e pandemisë, për shkak të kaosit që mbizotëron në spitalet tona

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për mediat, tha se kryeministri Edi Rama, përkundër asaj që ka premtuar, nuk...

Bllokohen llogaritë e Telekomit

Sot janë bllokuar llogaritë e Telekomit të Kosovës si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobilet, kanë bërë të ditur burime për KOHËN.

Kajmaçina – Ëmbëlsi Magjepsëse nga Tradita Prizrenase

Shumë e ngatërrojnë me krem karamelin, e disa të tjerë me qumështorin, por kur e provon, kupton se bëhet fjalë për një...

Shkarkohet nga detyra prokurorja Donika Prela ish-drejtuese e Krimeve të Rënda. Trupa gjykuese e KPA tha se Prela nuk justifikon dhe ka fshehur pasurinë, si dhe ka kryer deklarim të pasaktë.

Prela u konfirmua në detyrë në shkurt 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht problematikave të shumta dhe akuzave ndaj saj që nxori në pah seanca dëgjimore.

Por në prill të vitit të kaluar, Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e saj, duke e argumentuar me mosjustifikimin e një pjese të pasurisë.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 18.09.2020, ora 09:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Gjatë seancës së sotme gjyqësore palët paraqitën konkluzionet përfundimtare. Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron ankimit, pasi sipas tij, provat e reja të sjella nga subjekti i rivlerësimit nuk arritën të provojnë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Komisioneri Publik i kërkoi Kolegjit ndryshimin e vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesja ligjore e subjektit të rivlerësimit paraqiti kundërshtimet për secilin prej shkaqeve të ankimit, duke i konsideruar ato, të pabazuara në ligj dhe në prova. Subjekti i rivlerësimit, znj. Prela, i kërkoi Kolegjit mosmarrjen në konsideratë të shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin e shpalli sot.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

SHBA, rritet në 231.174 numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 231.174, prej të cilëve 663 kanë humbur...

Aeroplani “përshëndet” çiftin e ri me një “grusht” ujë

Momenti kur seti fotografik i një çifti të ri është shkatërruar nga një aeroplan, është kapur në kamera. Priscila...

E zgjedhura e Trump, merr miratimin e Senatit Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë

Amy Coney Barrett , është konfirmuar mbrëmë nga Senati amerikan si Gjyqtare e Gjykatës Supreme me 52 vota pro dhe 48 kundër....

970 qytetarë u ndëshkuan për mosrespektim të Ligjit COVID-19

Policia e Kosovës është duke vazhduar me shpërndarjen e tiketave në bazë të ligjit anti-COVID. Gjatë 24 orëve të...

Zyrtari i lartë i BE-së rezulton pozitiv në COVID-19

Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha sot se ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin e ri (COVID-19).