Ngërç për presidentin? Ku nuk pajtohen palët: Demokratët kujtojnë pikën 4 të marrëveshjes

Mos i humb

Marrëveshja e maxhorancës dhe opozitës për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, duket se nuk po shpreh optimizëm. Palët kanë nisur sqarimet për dakordësimet e arritura mes tyre në tryezën e përbashkët.

PD ka hartuar tashmë një listë me kandidatë për president që do t’ia paraqesë maxhorancës. Demokratët i mëshojnë faktit të zgjedhjes së një presidenti konsensual. Por duket se PS ka tjetër qasje për mënyrën se si duhet të vijojë procesi.

Grupi parlamentar socialist shpërndau një deklaratë sot ku kujtonte se, dakordësia mes palëve është që opozita të sjellë një emër në raundin e dytë dhe të tretë, i cili duhet të vijë me 20 firma mbështetëse. Socialistët sqaroj së nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, në të katërtin do të propozojnë ata.

“Dy dite me pare kemi rene dakord që neë raundin e dytë dhe teë trete ne nuk do propozojmeë kandidat dhe i takon opozitës të propozojë. Propozimi për President duhet të vijë dhe me firma mbështetese nga opozita. Nëse presidenti nuk zgjidhet në këto dy raunde, ne raundin e katërt do të propozojmë ne. Takimi ka qene publik dhe kjo është dakordësuar në prani të mediave”, thuhet në deklaratën e PS-së.

Ndrëkohë, pas kësaj deklarate publike kanë reaguar edhe demokratët. Nënklryetarja e grupit parlamentar të PD, Oriola Pampuri kujton pikën 4 të marrëveshjes për të cilën kanë rënë dakord.

Reagimi i plotë i Pampurit:

Dakordësimi i PS me dokumentin e PD për propozimin dhe nënshkrimin e firmave për kandidatin për president e përcakton qartë se emri final që propozohet për raundin e dytë duhet të ketë mbështetjen e të gjitha palëve ose e thënë qartë do të bashkëpropozohet. Zoti Balla në takimin dypalësh në sy të gazetarëve dhe kamerave, ra dakord që të pranojë fiks siç është dokumentin e propozuar nga grupi i PD.

Kjo është pika 4 e dokumentit të propozuar nga PD:

Pika 4 e dokumentit:

  1. Një Komision i përbërë nga 6 anëtarë: 3 shumica parlamentare dhe 3 pakica parlamentare, shqyrtojnë 2 kandidatët e përzgjedhur dhe bien dakord për përzgjedhjen dhe propozimin e përbashkët të njërit prej kandidatëve. Kandidatura e përzgjedhur i nënshtrohet votimit në seancë plenare.

Ndërkohë bashkëngjitur është edhe video e takimit ku zoti Balla e pranon me zë e figurë dokumentin e propozuar nga Grupi i PD. Ndërsa zoti Alibeaj, duke rënë dakord me zotin Balla, e thotë qartë se nëse një pikë e këtij dokumenti shkelet dhe nuk pranohet, atëherë konsiderohet tërheqje prej këtij dakordësimit nga ana e PS.

Pra tashmë PS ka veç një zgjedhje: të mbështesë me firma kandidaturën e propozuar nga opozita dhe dakordësuar në negociata mes palëve.

Rruga tjetër është po ashtu vetëm një: Të bëjë atë që di të bëjë më mirë, të shkelë rregullat e dakordësuar prej saj. Këtë e përcakton qartë pika 6 e dokumentit të Grupit të PD:

Pika 6 e dokumentit:

  1. Shkelja e njëanshme e rregullave të procedurës i njoftohet zyrtarisht shumicës parlamentare dhe publikohet menjëherë. Në rast të mosriparimit të shkeljes ose në rast të shkeljes së përsëritur të tyre, opozita parlamentare tërhiqet nga pjesëmarrja e mëtejshme në proces duke treguar publikisht edhe shkakun.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit