“Nuk bashkëpunojmë me PD nëse i kthehet të djeshmes,” Bardhi-Berishës: Ndale pengmarrjen për interesat e tua

Mos i humb

“Sali Berisha duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtare dhe të ndalë pengmarrjen e PD-së për interesat e tij.” Kjo është ajo që ka kërkuar Gazment Bardhi nga Sali Berisha pasi deputeti kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum u shpreh për DË se CDU/CSU nuk do të bashkëpunojë me PD-në nëse kjo e fundit i kthehet së djeshmes.

Bardhi thotë se tashmë edhe partnerët evropianë po flasin me zë të lartë për atë që e cilësoi rrezik të izolimit të PD-së nëse Berisha vijon me “projektin për marrjen peng të partisë.” Deputeti demokrat sjell në vëmendje se edhe PE, në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 (pika 41) ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur “nongrata” për korrupsion madhor.

REAGIMI

Sali Berisha duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të SHBA, tashmë edhe partnerët europian po flasin me zë të lart për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD.

Parlamenti Europian në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 (pika 41) ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur nongrata për korrupsion madhor dhe i ka bërë thirrje BE-së që të vlerësojë tërësisht një përafrim të mundshëm me veprime të tilla.

Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestagun gjerman, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara.

Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës.” 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit