Ngrohja, sadakaja më e mirë në këtë kohë!

Mos i humb

Ngrohja, sadakaja më e mirë në këtë kohë!

Në këto ditë të ftohta, sadakaja dhe shpenzimi më i mirë që mund të bëjmë, është që të ngrohim shtëpitë tona, të prindërve dhe të afërmve.

Pastaj, nëse e kemi mundësinë, të shpenzojmë sa të mundemi edhe për nevojtarët rreth nesh, në këtë aspekt!

“Profeti alejhi selam urdhëroi për sadaka.

Një burrë tha: O i Dërguar i Zotit, kam një monedhë.

Tha: Shpenzoje për veten tënde!

I tha: Kam edhe një tjetër.

Tha: Shpenzoje për fëmijët e tu!

I tha: Kam edhe një tjetër.

Tha: Shpenzoje për gruan tënde!

I tha: Kam edhe një tjetër.

Tha: Shpenzoje për punëtorin (shërbëtorin) tënd!

I tha: Kam edhe një tjetër.

Tha: Shpenzoje ku ta shikosh të arsyeshme!”

Sahih Ebu Daud 1691
Mirandi Shehaj

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit