Shtyhet seanca për shkarkimin e Metës në Gjykatën Kushtetuese

Mos i humb

TIRANE– Shtyhet për më datë 1 shkurt seanca për shkarkimin e presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese. Shkak për shtyrjen është bërë infektimi me COVID i relatorit të çështjes, Përparim Kalo.

Në njoftim e shpërndarë për mediat bëhet me dije se seanca e radhës do të zhvillohet në ditën e parë të muajit shkurt, në orën 10:00.

“Çështja me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe objekt: “Për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës”, e planifikuar për t’u zhvilluar në seancën plenare publike të datës 18.01.2022, ora 10:00, bazuar në nenin 44/a të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000

 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, është shtyrë për në datën 01.02.2022, ora 10:00, për arsye se relatori i çështjes ka rezultuar pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit