Nigeri, 2.75 miliardë dollarë dëme nga sulmet mbi tubacionet e naftës

Mos i humb

Gjatë sulmeve mbi tubacionet e naftës dhe vjedhjen e naftës në Nigeri vitin e kaluar është shkaktuar dëm prej 2.75 miliardë dollarë.

Iniciativa për rimëkëmbjen e sektorit të naftës dhe energjetik të Nigerisë njoftoi se vjedhja e naftës edhe më tej paraqet një problem të madh për ekonominë e këtij shteti afrikan.

Në njoftimin theksohet se sulmet mbi tubacionet e naftës në Nigeri paraqesin edhe një problem të madh të ndotjes së mjedisit.

Nga Iniciativa i kanë bërë thirrje presidentit të Nigerisë, Muhammed Buhari, që të ndërmarrë masa urgjente për mbrojtjen e naftësjellësit.

Nigeria posedon rezerva prej rreth 37 miliardë fuçi të naftës së papërpunuar, që është 3.1 për qind e rezervave të përgjithshme botërore. Kjo është një nga 15 shtetet me prodhimin më të madh dhe vendi i gjashtë për nga eksportimi i naftës në botë.

Problem i vazhdueshëm paraqesin grupet e armatosura që kryejnë sulme mbi naftësjellësin.

Vlerësohet se gjatë dhjetë viteve të fundit në sulmet mbi tubacionet e naftës në Nigeri është shkaktuar dëm në vlerë prej 41.9 miliardë dollarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit