Nigeri, rritet në 50 numri i viktimave nga sulmi në xhami

Mos i humb

Numri i viktimave nga sulmi në një xhami në lindje të Nigerisë është rritur në 50, njoftoi policia.

Zëdhënësi i policisë Osman Ebubekir ka thënë se ende janë duke punuar për të konfirmuar numrin e të plagosurve, pasi një numër i madh njerëzish janë shtruar në spitale të ndryshme.

Sulmi është kryer në një xhami në lindje të krahinës Adamawa, në rajonin Mubi.

Më tej bëhet e ditur se sulmi ndodhi në ora 5:20 sipas kohës lokale, gjatë namazit të sabahut, ndërsa është kryer nga një sulmues i ri, i moshës 17 vjeçare.

Edhe pse akoma askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin, supozohet se pas tij qëndron organizata terroriste Boko Haram./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit