Nikolla vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe intensive politike mes dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Republikës Çeke për përballimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 si edhe për ndihmën në mbështetje të përpjekjeve për shuarjen e zjarreve në vendin tonë në verën e vitit 2021.
Miqësia midis të dy vendeve dhe të dy popujve po konkretizohet në nisma të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, turizëm, rendin e sigurinë publike, bashkëpunimin në kuadrin e NATO-s, në fushën e arsimit, kulturës dhe mbështetjen e nismave rajonale.
Zëvëndëspresidenti i Senatit, Jan Horník, Kryetari i Komisionit për Administratën Publike, Zhvillimin Rajonal dhe Mjedisin, Zbyěn Linhart, dhe anëtarët e delegacionit vlerësuan arritjet e Shqipërisë në zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e institucioneve demokratike dhe rikonfirmuan mbështetjen e Republikës Çeke për çeljen e negociatave me Shqipërinë sa më shpejt.
Zëvëndëspresidenti i Senatit, Jan Horník, e ftoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për një vizitë zyrtare në Senatin e Republikës Çeke.