Presidenti i Bullgarisë: Qeveria e re nuk duhet të bëjë lëshime ndaj Maqedonisë së Veriut

Mos i humb

Presidenti aktual bullgar Rumen Radev, ka fituar një mandat të dytë pesëvjeçar, duke mundur kundërshtarin Anastas Gerdzhikov, në balotazhin e 21 nëntorit.

Në një deklaratë për mediat ai ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Qeveria e re nuk do të bëjë lëshime nga pozitat nacionale kur bëhet fjalë për identitetin, historinë bullgare dhe të drejtat e bashkë-atdhetarëve tanë prapa kufirit”, ka thënë ai.

Ndërkohë sipas rezultateve zyrtare preliminare, 58-vjeçari Radev mori 66 për qind të votave ndërsa Gerdzhikov, rektor i Universitetit të Sofjes, fitoi 32 për qind.

Çfarë prodhuan zgjedhjet e treta parlamentare në Bullgari?

Presidenca e Bullgarisë ka rol kryesisht ceremonial, por Radev e ka transformuar rolin dhe ka qenë aktiv në luftën kundër korrupsionit. Bullgarët votuan më 14 nëntor edhe për zgjedhjen e parlamentit të ri.

Ky proces zgjedhor është vlerësuar shumë i rëndësishëm pasi vendi anëtar i Bashkimit Evropian është i përfshirë në një krizë politike disamujore.

Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare partia e re kundër korrupsionit “Ne Vazhdojmë Ndryshimin” doli e para, e pasuar nga partia e qendrës së djathtë GERB e ish-kryeministrit, Bojko Borisov.

Bullgaria vlerësohet të jetë rrënuar nga korrupsioni që nga përmbysja e komunizmit më shumë se tre dekada më parë.

Vazhdimisht ky vend kritikohet për korrupsion dhe liri të medias.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit