Nis aksioni për shembjen e banesave te “5 Maji”, banorët përplasen me policinë

Mos i humb

TIRANE– Ka nisur sot aksioni për shembjen e baneave te “5Maji”, pavarësisht protestave të shumë banorëve.

Banorët u kanë dalë përpara fadromave duke tentuar të pengojnë shembjet e banesave të tyre pasi nuk janë dakord me marrëveshjen me autoritetet vendore, duke e cilësuar atë si njëanshme.

Shtepite po shemben në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit 2019, ku në këtë zonë është hartuar një plan zhvillimor me blloqe të reja banesash.

Sipas VKM-së, banorëve shtëpitë e të cilëve janë parashikuar për t’u shembur, do t’u jepen apartamentet e reja që do të ndërtohen në këtë zonë.

Gjatë ditës së sotme është parashikuar shembja e 3 banesave, dhe më pas procesi do të vijojë edhe me godina të tjera në ditët në vijim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit