Vdekja e 3-vjeçares në Elbasan, babai: E sëmurë prej 9 ditësh, na thanë për virozë

Mos i humb

ELBASAN– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një fëmijë vetëm 3-vjeç ndërroi jetë në spital për shkak të disa problemeve të rënda shëndetësore.

Babai i 3-vjeçares ka folur për mediat duke dhënë edhe detaje mbi shëndetin e të voglës. Agim Islami tha para ambienteve të spitalit se e bija kishte 8-9 ditë e sëmurë dhe mjekët i kishin thënë se bëhej fjalë për një virozë.

“Vajza nuk ishte sëmurë asnjëherë. Para një jave pati probleme shëndetësore dhe e dërguam në spital. Mjeku na tha që ka virozë. Dje u përkeqësua sërish dhe e sollëm në spital.

I bën serum dhe na vdiq. Kishte 8-9 ditë sëmurë me të njëjtën gjendje. Nuk e kuptoj as vetë se si ndodhi kjo”, tha ai duke theksuar se vajzën e kishte sjellë në spital me buzë të nxirë.

Më herët, në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila tha se po kryhen hetimet e nevojshme për zbulimin e shkakut të vdekjes së fëmijës.

Reagimi i policisë:

“Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasja e mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit