Nis mbledhja e Këshillit Kombëtar e thirrur nga Presidenti Begaj

Mos i humb

Ka nisur në orë 14:00 mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar. Mësohet se presidenti i Republikës, Bajram Begaj në zbatim të detyrimeve kushtetuese dhe ligjore ka kërkuar këtë mbledhje. Ndërkaq është parë të futet në Presidencë edhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Këshillit të Sigurimit Kombëtar do të analizojë gjendjen e sigurisë kombëtare dhe prioritetet për 202, ndërsa pjesëmarrës janë anëtarë të përhershëm të tij dhe të ftuar të tjerë.

“Viti që lamë pas, i vështirë dhe sfidues për sigurinë kombëtare. Sulmi kibernetik shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale. Në aspektin rajonal, përpjekje nga shtete me interesa jomiqësore për frenimin euroatlantik të tij. Shqipëria në krah të Kosovës për ruajtjen e paprekshëmrisë dhe integritetit territorial të saj.

Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar krizën më të madhe të sigurisë në hapësirën euro-atlantike. Efektet e këtij agresioni u shoqëruan me rritje të konsiderueshme çmimesh në sektorin ushqimor dhe të energjisë të cilat kanë shtrenjtuar dhe vështirësuar jetën e qytetarëve. Angazhimi gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies”, është shprehur presidenti i vendit, Bajram Begaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit