Manja: Kallëzim në SPAK për ish-kryeministrin Berisha

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e cilësoi sot ngjarjen e 21 janarit 2011, si vrasje shtetërore.

Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, Manja tha se, “sot do dorëzojmë në SPAK kallëzimin penal për ish zyrtarët e lartë të shtetit në kohen kur ndodhën ngjarjet e 21 janarit 2011. Do të kallëzojmë në SPAK, ish-Kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-Komandantin e Gardës së Republikës, por dhe të gjithë zinxhirin tjetër të Gardës së Republikës që ka dalë pas publikimit të një prove të re në mediat e vendit”.

Manja shtoi se, është ora që Prokuroria e Posaçme, që është kompetente për hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të shtetit, të bëjë drejtësi për 21 janarin.

“21 janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore. Fakti i bërë publik para pak ditësh tregon qartë se, paska pasur një zinxhirë komandues dhe urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit me datë 21 janar 2011. Tashmë i takon Prokurorisë që ta marrë këtë provë të re dhe të fillojë hetimet një orë e më përpara për vrasje shtetërore. SPAK do të duhet t’u japë përgjigje familjarëve të viktimave në radhë të parë, por edhe qytetarëve shqiptarë se çfarë ndodhi më 21 janar kur 4 qytetarë të pafajshëm u qëlluan nga dritaret dhe tarraca e kryeministrisë”, tha ai.

Manja theksoi se, “ish-kryeministri Sali Berisha, çdo ditë për 12 vjet me radhë edhe sot ka deklaruar se, protestuesit në bulevard i vrau Garda e Republikës, e cila sipas Sali Berishës, mbrojti kryeministrinë nga 4 qytetarë me duar në xhepa, që sipas atij kishin ardhur ta rrëzojnë nga pushtetit”.

“Tani ka një fakt të ri që duhet të hetohet në mënyrë objektive nga SPAK-u. Ne presim që SPAK-u të thërrasë të gjithë personat që kanë qenë të përfshirë në këtë ngjarje dhe që nuk janë paraqitur asnjë ditë pranë organit të akuzës. Të thërrasë edhe personat e tjerë që do të rezultojnë nga hetimi objektiv i kësaj çështje dhe të zbardh përfundimisht të vërtetën”, tha Manja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit