Nis punë reaktori i parë i impiantit të vetëm bërthamor lundrues në botë

Mos i humb

 

Reaktori i parë i termocentralit bërthamor rus “Akademik Lomonosov”, filloi operacionet dhe është centrali i parë bërthamor i këtij lloji në botë.

Zyra e anijeve të kompanisë ruse Rosatom është vendosur në qytetin Murmansk.

Në degën Atomflot të Rosatom u njoftua se 10 përqind e kapacitetit të reaktorit të parë do të vihej në veprim dhe se reaktori do të ishte plotësisht funksional pasi të kryhej testimi i nevojshëm.

Proceset e testimit duhet të përfundojnë deri në mars të vitit të ardhshëm dhe në tremujorin e tretë të vitit të ardhshëm, një impiant lundrues bërthamor do të zhvendoset në qytetin siberian të Pavek.

Udhëheqësi i Rosatom, Aleksei Likçev tha se termocentrali bërthamor është një epokë, zgjidhje efikase dhe shumë praktike për furnizimin e energjisë në një rajon të largët në veri.

“Ky projekt nuk është i rëndësishëm vetëm për Arktikun rus, por për pjesën tjetër të botës. Unë jam i bindur se Rusia do të bëhet lider botëror në termocentralet lundrues”, tha Likçev. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit