Nis sot java e vaksinimit të hapur

Mos i humb

Nga kjo e hënë ka nisur në vendin tonë java e vaksinimit të hapur. Për 7 ditë me radhë qytetarët mbi 18-vjeç do të kenë mundësi të vaksinohen në çdo qendër shëndetësore, apo edhe pikë të vaksinimit që funksionon në vendin tonë.

Për t’u imunizuar çdo i interesuar nuk ka nevojë të bëjë aplikim apo të rezervojë vaksinim, pasi mjafton që të paraqesë pranë punonjësve shëndetësor vetëm një kartë identiteti.

Krahas vaksinimit në qendrat shëndetësore dhe pikat e organizuara të imunizimit masiv, ekipet shëndetësore do të vijojnë edhe vaksinimin derë më derë për personat që nuk kanë mundësi të lëvizin.

Shqipëria ka marrë deri më tani mbi 1 milion e gjysmë vaksina dhe ka injektuar në popullatë mbi 1 milion prej tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit