Pas përmbytjeve ne Europën Perëndimore që lanë pas mbi 180 të vdekur e me qindra të zhdukur, moti i keq u zhvendos në fundjavë në Ballkan.
Në disa komuna të Kosovës është shpallur gjendja e gatishmërisë edhe pse situata nuk ka qenë e rëndë. Por reshjet e vazhdueshme, gjatë së dielës, kanë shkaktuar vërshime në kryeqytet, me ujin që ka hyrë në biznese dhe në katet e para të pallateve.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se të gjitha komunat janë në gjendje gatishmërie për reagim.
Ndërkohë edhe Shqipëria u përfshi dje nga moti i keq, me erë dhe rrebeshe shiu, që boshatisi plazhet ndërsa pati përmbytje edhe në disa qytete.


