Nis votimi për krerët e PD-së në 9 degë të tjera, cilët janë kandidatët

Mos i humb

Këtë të hënë po zhvillohen zgjedhjet për kryetar të PD në 9 degë, në Peqin, Korçë, Devoll, Lezhë, Mirditë, Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, dhe në degën 7 në Tiranë.

Në qytetin e Lezhës do të votojnë votojnë rreth 3800 anëtarë per kandidatët: Alen Kola, Anton Gjoni, Arben Ndoi.

Ndërsa në Korçë, kandidatët janë Devis Osmani, Ledina Alolli, Arben Fezolli dhe Mateo Balli. Në lista votues ka rreth 2800. Në Peqin kandidon Arian Ashiku dhe Mustafa Pashja. Në Mirditë Aleksandër Picaku, Gjon Ndoj dhe Albert Mëlyshi.

Demokratet e Shkodrës, votojnë sot për të zgjedhur kreun e ri të degës lokale. Janë rreth 6000 anetarë me të drejte vote të cilet do të votojnë per njërin prej 4 kandidateve: Arben Lushaj, Elvis Deda, Gjenarin Kapcari dhe Vildana Gushta. Gjatë ditës se djeshme, 4 kandidatë dhanë dorëheqjen, sipas tyre per arsye personale. Të katër kandidatet janë mbështetës të “Shtëpisë se Lirise”.

Zgjedhjet per kryetarin e ri të PD po zhvillohen edhe në Malesine e Madhe, ku në gare janë: Fredi Sterkaj, Mimoza Rexhvelaj dhe Isa Ramaj

Ditën e djeshme u mbajtën zgjedhjet në 5 degë, Krujë, Belsh, Maliq, Vorë dhe në degën 14 në Tiranë, ndërsa gjatë të shtunës në vend u votuan në 14 degë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit