I pari në 20 vite që fiton mandat të dytë/ Macron mban fjalimin i prekur: Faleminderit që më besuat

Mos i humb

Presidenti francez Emmanuel Macron, po mban një fjalim së fundmi pas rezultatit të zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në Francë.

Ai e nisi fjalimin e tij të fitores duke falënderuar mbështetësit e tij dhe popullin francez dhe thotë se është i vetëdijshëm që shumë e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme.

Macron u shpreh se nuk e dinte se kush kishte abstenuar apo votuar kundërshtaren e tij Le Pen, por i siguroi atyre se përgjegjësia e tij më e madhe do të jetë që të zgjidhë shqetësimet e tyre.

Gjatë fjalimit të tij ai u shpreh se do të punojë fort për një shoqëri të barabartë mes burrave dhe grave.

“Faleminderit! Shumica prej jush kanë zgjedhur të më besojnë mua.

Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve.

Unë do të punoj për një shoqëri më të drejtë dhe barazi mes burrave dhe grave.

Duhet të tregojmë respekt sepse vendi ynë është kaq i ndarë… askush nuk do të lihet anash. Lufta e Ukrainës tregon se ne po jetojmë kohë tragjike.”.

Ai e mbyll fjalën e tij duke thënë se është krenar që i shërben sërish popullit francez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit