Një shtetas i Arabisë Saudite ka humbur jetën si pasojë e një rakete të shkrepur nga rebelët Huthi nga Jemeni, thanë autoritetet saudite të Mbrojtjes civile.
Forcat e mbrojtjes ajrore të Arabisë Saudite interceptuan raketën e shkrepur nga rebelët e Huthi në provincën jugore Xhezan të premten.
Një zëdhënës i autoritetit të Mbrojtjes civile tha se një shtetas saudit ka humbur jetën nga shrapneli, ndërsa dy automjete dhe tri shtëpi janë dëmtuar.
Ndërkaq, sot mbrojtja ajrore saudite interceptoi katër raketa balistike në Xhazan, njoftoi televizioni Al Arabiya i financuar nga Arabia Saudite.
Ende nuk ka patur ndonjë konfirmim nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton kundër rebelëve Huthi.
Televizioni Al Masirah i drejtuar nga rebelët Huthi më parë ka thënë se grupi kishte qëlluar tetë raketa balistike drejt Xhazanit në Arabinë Saudite.
Ndërkohë, mijëra rebelë morën pjesë në funeralin e kreut të lartë Huthi, Saleh al-Sammad, i cili u vra në një sulm ajror të udhëhequr nga sauditët në Jemenin perëndimor javën e kaluar.
Në vitin 2014, rebelët e Huthi morën kontrollën e pjesës më të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sanaa, duke detyruar qeverinë jemenase të krijojë një kryeqytet të përkohshëm në Aden.
Në vitin 2015, Arabia Saudite dhe aleatët disa aleatë arabë, të cilët akuzojnë lëvizjen Huthi si një përfaqësues të Iranit, nisën një fushatë masive ushtarake që synonte të kthejë territoret e marra nën kotnroll nga rebelët./Rtv Islam/


