Një ‘spirale’ blu misterioze shfaqet në qiellin e Hawaiit,

Mos i humb

Nuk ishte alien apo fishekzjarre! Drita spirale blu e dalluar nga teleskopi japonez Subaru në Mauna Kea të Hawait është e lidhur me një raketë SpaceX .

Kamera e Yjeve Subaru-Asahi, e operuar nga Observatori Kombëtar i Japonisë, kapi spiralen e çuditshme mbi observatorin në majë të malit më 18 janar.

“Spiralja duket se ka lidhje me lëshimin e një sateliti të ri nga kompania SpaceX”, shkroi në Twitter stafi i Observatorit, sipas Forbes.

SpaceX, i themeluar nga CEO i Tesla dhe Twitter, Elon Musk, është bërë burimi kryesor për dritat e çuditshme të vërejtura në qiell vitet e fundit

Në rastin e spirales në Hawaii, megjithatë, duket se ka lidhje me rrugën e Falcon 9 për të dërguar një satelit të ri GPS në orbitë. Vëzhguesit e industrisë së hapësirës e njohin modelin si produkt i një faze të dytë rrotulluese që nxjerr karburantin e tepërt.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit