Garo: PD nuk do ta njohë marrëveshjen për “Durrës Yacht & Marina”

Mos i humb

Partia Demokratike deklaroi sot se nuk do ta njohë marrëveshjen për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”.

Në një deklaratë për mediet, zëdhënësja e PD-së Floriana Garo u shpreh se kontrata e firmosur sot nga Kryeministri Edi Rama është për të mbuluar hetimin e FBI-së.

“Partia Demokratike, as e njeh dhe as do ta njohë marrëveshjen e nënshkruar sot nga kryeministri dhe një përfituesi si Alabari, apo çdokujt tjetër, nga cilado kombësi apo me çfarëdolloj pasaporte e pasurie. Dalja sot e Ramës për të inauguruar, në këtë ditë të zezë të tij punët e zeza në shpinë të Durrësit dhe Shqipërisë, Marinën e Yahteve të oligarkëve dhe sejmenëve të tyre, është përpjekja e radhës për të mbuluar hetimin e FBI, ku ai është subjekt i cili djeg ata që janë përfshirë në të dhe i lë pa gjumë”, tha Garo.

Garo shtoi se Partia Demokratike dhe opozita e kanë denoncuar këta vjedhje të hapur, duke dërguar ndër të tjera edhe një kërkesë për hetim në Komisionin Europian sa i takon përputhjes së kësaj marrëveshjeje me MSA dhe standardet e BE.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit