Njeriu i Trump në Shqipëri për Novruz: Rud Xhuliani takon Ramën dhe Metën

Mos i humb

Ka mbërritur në Shqipëri një nga politikanët e rëndësishëm republikanë të SHBA-së, i cili është një nga njerëzit e afërt të Donald Trump.

Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Nju Jorkut, Rudolf Giuliani, i cili ka mbërritur në Tiranë për t’ju uruar vitin e ri iranian dhe Novruzin, pjesëtarëve të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri prej katër vitesh.

Giuliani është zyrtari më i lartë republikan që ka vizituar muxhahidinët në kuadër të mbështetjes që SHBA u ka dhënë që prej largimit nga Iraku.

Guliani ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Vetëm kreu i shtetit e ka bërë të ditur takimin, madje ka publikuar edhe një foto, ndërsa Rama nuk ka shpërndarë asnjë informacion.

“Kënaqësi e veçantë të takoja sot Rudy Giuliani, kryebashkiakun që ka lënë më shumë gjurmë në qytetin e New York, i cili ndër të tjera më shprehu ndjenjat më pozitive për shqiptarët e New Yorku-t dhe të gjithë Amerikës”, shkruan Presidenti Meta në faqen e tij në Facebook. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit