Njëvjetori i tragjedisë së trenave në Greqi, “paralizohet” transporti publik

Mos i humb

Paralizohet transporti publik në Greqi në ditën e njëvjetorit të tragjedisë në Tempi, ku si pasojë e përplasjes se dy trenave humbën jetën 57 persona.

Metroja, tramvaja, treni periferik dhe taksitë kanë hyrë në një grevë 24 orëshe, duke ndaluar çdo shërbim. Ndërkohë urbanet do të funksionojnë me orare te kufizuara.

Për shkak të grevës, shërbimet publike, tatimet, urbanistika, bashkitë, prefekturat, ministritë, fondet e sigurimeve nuk po funksionojnë.


Po ashtu qendra e kryeqytetin është bllokuar pasi qindra protestues mbushën rrugët. Me parullën: “Fitimet e tyre apo jetët tona – Ky krim nuk do të harrohet”, kërkojnë punonjësit kërkojnë drejtësi.

Me 28 shkurt të vitit 2023, një aksident i rëndë  tronditi Greqinë. Një tren që u nis nga Athina në drejtim të Selanikut u përplas me një tren mallrash. Nga ky aksident humbën jetën 57 persona, shumica studentë. Mes viktimave ishin edhe 4 shqiptarë.

Sindikatat kanë kritikuar qeverinë greke, duke pretenduar se kanë neglizhuar financimet në transportin publik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit