Flamur Noka u shpreh pas përfundimit të seancës parlamentare se opozita nuk ka për t’u nënshtruar kurrë.
“Me këto forma të nënshtrojnë opozitën këta ta harrojnë. Opozita vetëm sapo ka dhënë shenjën e parë të reagimit.
5 Shkurti ishte një sinjal i qartë që iu dha narkoregjimit që të frenojë këtë që po bën.
Nuk e frenoi. Tani do të vazhdojmë. 20 shkurti do të jetë një ditë e shënuar që do të japë një mesazh të madh bandës së pushtetit, narkoshtetit, regjimit të McGonigal”, tha ai.
I pyetur për opsionin e grevës, i përsëritur shpesh mes demokratëve, Noka tha se opozita do ta mbajë aksionin në çdo formë dhe mënyrë. Ai tha se pas protestës së madhe do të shikohet një hap tjetër i opozitës.
Ne do ta mbajë aksionin në çdo formë dhe mënyrë. Ju kam thënë do ta diversifikojmë. Tani po ju them, pas 20 Shkurt do të shihni një hap tjetër të opozitës edhe në raport me këtë narkoparlamentin, edhe në raport me narkoregjimin”, tha Noka.
Sa i përket aksionit të sotëm ku u përdorën vezët e mielli, Flamur Noka paralajmëroi se do t’i shtohen edhe domatet, madje deri në shtëpitë atyre që i quan narkoqeveritarë.
“Kjo që bëmë sot është një sinjal. Jo vezët, jo domatet, por asnjë nga narkoqeveria, kryeministri, narkoqeveritarët, Linda e Parlamentit nuk do të gjejnë paqe më në shtëpitë e tyre do të kenë vezë, domate sa të dalin, në punë, kudo. Populli opozitarë do t’i ndjekë. Ka kaluar çdo limit ku opozita mund të durojë. Ka kaluar çdo kufi ku demokracia mund të pranojë. Tani e mbrapa është mosbindja civile kudo ku t’i shohim”