Miell, vezë e zhurmues! Seanca e së Enjtes zgjat 20 minuta

Mos i humb

Seanca e kësaj të Enjteje ka zgjatur rreth 20 minuta, e ashtu si herët e shkuara është shoqëruar me zhurmë e tensione.

Edhe pse me 23 deputetë mangët në sallën e Kuvendit, opozita ka vijuar me mosbindjen civile duke penguar diskutimet në rend dite.

Që pa nisur seanca, deputetë të PD-së të përjashtuar nga Komisioni i Etikës, patën përplasje verbale me punonjësit e Gardës tek hyrja e Parlamentit.

Madje Flamur Noka u hodhi miell në fytyrë punonjësve të Gardës.

Po i shërbejnë narkoregjimit. Popullit opozitar nuk po i lejohet të ushtrojë asnjë të drejtë.”, e arsyetoi ai këtë veprim kur u pyet nga gazetarët.

Deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur vezë mbi eskortën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Kjo ngjarje është regjistruar në ambientet e jashtme të Kuvendit pak pasi përfundoi seanca parlamentare. Eskorta e ministrit Balla ishte duke u larguar nga ambientet e Kuvendit

Para 10 vitesh ju kujtohet të gjithëve deklarata e fortë e mazhorancës që tha do i japim fund marrëzisë, kurse sot ka filluar dita e çmendurisë për mazhorancën. Pra përfunduan pastrimi i parave në kullat e ndërtuara dhe sigurisht krimi i organizuar, trafiqet të kokainës, të heroinës që të investoheshin në ndërtim, dhe tani e kanë gjetur gjetjen që pastrimi i parave do të bëhet në sektorin e lotove, bixhozit dhe do të justifikojnë lekët politikanët, krerët e grupeve kriminale të cilët të jeni të sigurtë do jenë përfituesit e parë dhe do ligjërojnë paratë e tyre. Kjo është e tmerrshme”, tha Sula.

Këtë të enjte pritej të kalonte me votat e mazhorancës ligji për lojërat e fatit duke i hapur zyrtarisht ushtrimit të këtij aktiviteti, online. Por pas kërkesës së grupit parlamentar të PS-së, projektligji u hoq nga rendi i ditës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit