Nuk arrihet marrëveshje për migrantët

Mos i humb

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në zgjidhjen e këtyre çështjeve”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel më 24 qershor, pas takimit në Bruksel.

“Ka pasur shumë gatishmëri dhe pavarësisht disa dallimeve të vogla, kemi arritur të bashkohemi”, ka thënë ajo.

Merkel, e cila gjendet nën presion në Gjermani për të diskutuar këtë çështje, ka bërë thirrje për takime para samitit të BE-së, i cili pritet të mbahet me të gjitha shtetet anëtare më 28-29 qershor.

Ajo është duke u sfiduar nga ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili ka kërcënuar me zbatim të kontrollit të njëanshëm në kufijtë e Gjermanisë, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje mes shteteve të BE-së.

Hungaria, Polonia, Sllovakia dhe Republika Çeke, kanë thënë se do të bojkotojnë mini-samitin për shkak të kundërshtimeve të thirrjeve të vendeve tjera, kryesisht Gjermanisë, për të pranuar kuotën e migrantëve.

Merkel ka theksuar nevojën për solidaritet, duke thënë se nuk mund të përballen të vetme vendet ku hyjnë për herë të parë migrantët./Kosova post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit