Spahiu: E frikshme, 67 milionë euro më shumë paga nga buxheti

Mos i humb

 

 

Deputeti Përparim Spahiu ka bërë një analizë të thjeshtë e të kuptueshme për varfërinë dhe problemet që rrjedhin prej saj, emigracionin e detyruar, mungesën e investimeve publike.

Ja ç’shkruan Spahiu sot: 4000 persona më shumë, punonjës në sektorin publik në viitn 2017, krahasuar me 2015. Kjo sipas të dhënave të zyrës së statistikave të sigurimeve. Rezultati? 28,000 halle më shumë për shqiptarët që zgjidhje të vetme kanë emigracionin.

Përgjysmim i numurin të familjeve me ndihmë ekonomike, rritje e punësimit të militantëve të partisë për zgjedhjet e rradhës. Thjesht propagandë me uljen e numurit të ministrive, nga 16 në 11, për gjoja qeverisje të vogël dhe efiçente.

Një llogari e thjeshtë: 400 euro (paga mesatare e nje punonjësi) x 12 (muaj) x 14,000 (numuri i shtuar në dy vite) = 67 milionë euro më shumë paga nga buxheti në vit. Shifër vërtet e frikshme.

Prandaj dhe zgjidhje e vetme për investime direkte janë PPP-t… Prandaj s’ka para as për Teatrin me Kulla por, dhe as Kullën me Stadium.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit