Nuk ka liri për Alqi Bllakon, Apeli i GJKKO lë në burg ish-deputetin e PS

Mos i humb

Përfundon seanca për Alqi Bllakon në gjykatën e Posaçme të Apelit. Ish-deputeti i PS do të qëndrojë pas hekurave deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke e lënë në burg ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit të akuzuar për afera me inceneratorët.

Apelimi i ish zyrtarit u dorëzua përmes avokatit të tij që kundërshton masën e gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. Çështja është shqyrtuar me dyer të mbyllura, teksa Bllako këmbënguli se nuk paraqet rrezikshmëri dhe se është i disponueshëm për drejtësinë.

Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

Në dokument thuhet se në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme  me dashje gjatë procedurës së shpronësimit të tokës në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm të madh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit