“Nuk ka marrëveshje paqeje me Izraelin pa përfshirë çështjen e Kudsit”

Mos i humb

Autoriteti Palestinez (AP) ka bërë të ditur se do të refuzojë secilin plan për krijimin e shtetit të Palestinës nësi ai shtet nuk përfshinë edhe Kudsin si kryeqytet të saj.

“Çdo përpjekje për promovim të ideve të dyshimta nga cilado palë, me zgjidhje të paqarta dhe pozita të pafundme, do të jenë të pavlera dhe të padobishme”, tha zëdhënësi i AP-së, Nabil Abu Rudeina i cituar nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Sipas tij, asnjë palestinez dhe asnjë arab nuk do të pranojë propozime të tilla.

“Nuk do të ketë asnjë zgjidhje pa themeluar shtetin e pavarur palestinez me Kudsin Lindor për kryeqytet të saj me kufijtë e vitit 1967, përfshirë zgjidhjen e drejtë për refugjatët”, tha më tej Abu Rudeina.

Zëdhënësi i AP-së nuk bëri të qartë motivet që e kanë shtyer të bëjë një prononcim të tillë.

Megjithatë, një burim brenda AP-së, tha për AA se disa shtete kanë sugjeruar që AP të pranoj idetë amerikane për zgjidhjen e konfliktit Izrael-Palestinë.

“Idetë nuk përfshijnë Kudsin Lindor si një kryeqytet i shtetit të ardhshëm”, tha burimi me kusht anonimiteti.

Kudsi mbetet në zemër të konfliktit të Lindjes së Mesme, me palestinezët duke shpresuar që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, përfundimisht të shërbejë si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez.

Më 6 dhjetor 2017, presidenti amerikan Donald Trump e shpalli Kudsin si kryeqytet të izraelit. Departamenti i Shtetit paralajmëroi më pas se në maj të këtij viti ambasada e SHBA-së nga Tel Avivi do të zhvendoset në Kuds./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit