Nuk kalon sërish Albulena Haxhiu, Kuvendi i Kosovës pa kryetar

Mos i humb

Kosova vijon të jetë pa kryetar Kuvendi. Lëvizja Vetëvendosje dështoi sërish këtë të premte që të votohet emri i Albulena Haxhiut si kryeparlamentare. Ajo mori 57 vota pro, 47 kundër dhe 3 abstenim. Për t’u miratuar i nevojiteshin 61 vota.

“Në bazë të kësaj kandidatja nuk votohet dhe detyrohemi ta ndërpresim seancën. 27 prill, sërish ora 10:00, shihemi përsëri”, tha Avni Dehari, i cili ndodhet në krye të parlamentit të legjislaturës së re si deputeti më i moshuar.

Kjo është përpjekja e gjashtë që dështon për të konstituuar Kuvendin.

Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul në propozimin e emrit të Albulena Haxhiut. Partitë opozitare nga ana tjetër thonë se Haxhiu është figurë përçarëse.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës arrihet vetëm pasi emërohet kryetari dhe nënkryetarët. Kjo më pas i hap rrugën formimit të qeverisë së re të Kosovës.
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit