“Nuk mund të firmos letra të njëanshme”, Gjiknuri komenton kërkesën e opozitës për OSBE: Pres propozimet tuaja konkrete për amendamentet

Mos i humb

Shpërndanin kokainë dhe heroinë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, arrestohen dy shpërndarës droge

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kalaja”, ndërsa në pranga ranë dy persona. Burime nga policia e Tiranës bënë me...

Naftëtarët përgjigje të prerë Ramës: Verdikti është i grave! Greva nuk ndalet, kryeministri të vijë në Ballsh

Naftëtarët i janë përgjigjur menjëherë kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit tregoi gatishmëri që menjëherë të shkojë tek grevistet nëse ato...

Studentja me aftësi të kufizuara ngjit majën më të lartë të Greqisë

Një studente greke me aftësi të kufizuara ka realizuar ëndrrën e saj për të ngjitur majën e malit Olimp. Eleftheria Tosiou, e...

Japonia dhe Vietnami rrisin bashkëpunimin për çështjen e Detit të Kinës Jugore

Japonia dhe Vietnami ranë dakord të bashkëpunojnë rreth çështjeve rajonale, duke përfshirë edhe çështjen e diskutueshëm të Detit të Kinës së Jugut,...

Letër e njëanshme e retorikë politike,kështu e ka konsideruar përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, letrën e opozitës së bashkuar për OSBE/ODIHR. Në mbledhjen e radhës së këshillit politik Gjiknuri u shpreh se nuk mund të firmos letra të njëanshme, të cilat në këndvështrimin e tij janë vijim i retorikës politike.

Gjiknuri kërkoi nga opozita e bashkuar të sjellë një draft propozim konkret, pasi vetëm në këtë mënyrë mund t’i drejtohen OSBE/ODIHR.

“ODIHR i drejtohemi vetem me produkt konkret. Pres propozimet tuaja konkrete per amendamentet. Tek ODIHR drejtohemi për mosmarrëveshjet për draftet, jo mosmarrëveshje teorike. Sipas 14 Janarit, ODIHR i kërkohet opinion për cështje të administrimit zgjedhor”, -mësohet të jetë shprehur Gjiknuri në mbledhjen e Këshillit politik.

Kujtojmë se opozita e Bashkuar paraqiti në mbledhjen e Këshillit Politik një kërkesë konkrete për të marrë asistencën e OSBE\ ODIHR për disa çështje themelore për të cilat palët nuk bien dakord. 5 pyetjet kryesore, të ngritura në kërkesën e paraqitur nga opozita, kërkojnë përgjigje për:

1. A përputhet me standardet ndërkombëtare mekanizmi aktual i Kodit për koalicionet dhe formula e shpërndarjes së mandateve?
2. A i lejon listat e hapura mekanizmi dhe formula aktuale dhe a është në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR.
3. A mund të ndryshohen njëanshmërisht rregullat zgjedhore 6 muaj para zgjedhjeve?
4. A minon barazinë në garë dhe a bie ndesh me disa standarde të OSBE/ODIHR ndryshimi i njëanshëm i rregullave shumë afër zgjedhjeve?
5. Në kushtet e mosdakordësisë, cila është një zgjidhja në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR për zgjedhje demokratike?

Në letrën drejtuar OSBE/ODIHR, ku shpjegohet edhe qendrimi i palëve, opozita thekson se koha e përgjigjes është shumë e rëndësishme.

#LIVE – Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

#LIVE – Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Dienstag, 22. September 2020
- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Covid-19 hyn në KPK, pozitiv një komisioner, pritet përgjigja e tamponit për 11 të tjerë

Një nga anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka rezultuar me koronavirus. Duke marrë shkas nga rasti në...

Musaka me Presh dhe Krem Qumështi – Shije Speciale

Kuzhina shqiptare është fantastike në shijet e larmishme që ofron. Receta të ëmbla dhe të kripura, shije plota e...

Jakup Krasniqi e pranon: Dy personat në arrati për 2 milionët e Thesarit janë anëtarë të Nismas

Kosova para dy ditësh është tronditur nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër...

COVID-19/ Dy kompani farmaceutike rifillojnë testimin e vaksinës

Dy kompani prodhuese barnash njoftuan të premten rifillimin e testimit në Shtetet e Bashkuara të vaksinave të tyre për COVID-19.

“Kemi 3-4 muaj sfidë”, ndalohet qarkullimi tek ish-sheshi Shqiponja. Ja si do të devijohet trafiku

Qarkullimi i mjeteve tek ish-sheshi Shqiponja, në Tiranë do të ndalohet. Shkak janë bërë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe tek...