Sipas ekipit emergjent të vendit, rreth 5.343 pacientë u shëruan nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar këtë shifër në 226.731.
Ndërkohë, numri i të vdekurve në vend në të njejtën periudhë ishte 134, duke e shtyrë numrin e vdekjeve në 5.859.
Javën e kaluar, qeveria ruse filloi të heqë kufizimet brenda vendit, duke thënë se situata ishte stabilizuar, dhe filloi me rihapjen e ekonomisë.
Kryeministri Mikhail Mishustin njoftoi një plan trefazor për kapërcimin e rënies ekonomike të shkaktuar nga pandemia, duke sugjeruar stabilizim deri në fund të vitit, restaurim të plotë në gjysmën e parë të vitit 2021 dhe arritjen e një rritjeje të qëndrueshme në fund të vitit 2021.
Për më tepër, ai udhëzoi organet përkatëse qeveritare të hartojnë dhe t’i paraqesin qeverisë propozimet e tyre për zhvillimin dhe forcimin e shërbimit sanitaro-epidemiologjik rus në rast të ndonjë situate të ngjashme me shpërthimin e koronavirusit.
Qeveria nuk ka vendosur ende për rihapjen e udhëtimeve dhe turizmit, ndërsa trafiku ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor mbeten ende të pezulluara dhe kufijtë e mbyllur për të huajt.
Pandemia ka marrë më shumë se 400 mijë jetë në mbarë botën, që pas shfaqjes së saj në Kinë dhjetorin e kaluar. SHBA, Brazili dhe Rusia aktualisht janë vendet më të goditura në botë.


