Të paktën 5.041 pacientë me koronavirus kanë vdekur deri më tani, ndërsa gjithsej 81.367 janë shëruar, thuhet në raportin e qendrës.
Sipas rajoneve, Afrika e Veriut ka regjistruar 53.000 raste, ku vendet më të goditura janë Egjipti, Algjeria dhe Maroku.
Afrika Jugore ka konfirmuar 48.600 raste, Afrika Perëndimore 41,000, Afrika Lindore 21.300 dhe Afrika Qendrore 19.600.
Afrika e Veriut ka regjistruar 2.200 vdekje, nga të cilat 1.200 në Egjipt, Algjeria 698 dhe Maroku 208.
Të paktën 977 persona kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Afrikën Jugore, 812 në Afrikën Perëndimore, 615 në Afrikën Lindore dhe 436 në Afrikën Qendrore.
Për sa u përket rasteve, Afrika e Jugut është vendi më i prekur në kontinent me 46.000 raste deri më tani.


