Numri i rasteve me COVID-19 në Rusi ka tejkaluar shifrën 165 mijë

Mos i humb

Numri i vdekjeve u rrit me 86 gjatë 24 orëve të fundit ndërsa 1.537 persona kanë vdekur nga pandemia deri më tani, tha ekipi i urgjencës në një raport të përditshëm.

Numri i të shëruarve ka arritur në 21.327, mes tyre 1.462 pacientë u liruan nga spitalet që nga e marta.

Ndërkohë, afro 227 mijë persona aktualisht janë nën mbikëqyrje mjekësore të dyshuar me COVID-19.

Janë kryer më shumë se 4.6 milionë teste, përfshirë 1 milion në kryeqytetin Moskë, zona me e goditur.

Për të parandaluar përhapjen e virusit, Rusia mbylli kufijtë e saj për të huajt dhe personat pa shtetësi si dhe pezulloi trafikun ndërkombëtar ajror dhe hekurudhor.

Disa qytete janë vendosur në masa të bllokimit, përfshirë Moskën dhe qytetin e dytë më të madh të Rusisë, Shën Petersburg, ku qytetarët mund të lëvizin vetëm me leje të veçantë dixhitale të lëshuar nga autoritetet.

Sipas Ministrit rus të Shëndetësisë, Mikhail Murashko, masat kufizuese do të vazhdojnë derisa të zbulohet vaksia për virusin, gjë që pritet në fillim të kësaj vjeshte.

Tre zyrtarë të lartë rusë u shtruan në spital javën e kaluar me virus, përfshirë kryeministrin, Mikhail Mishustin.

Pas origjinës në Kinë dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Evropa dhe SHBA aktualisht janë rajonet më të goditura.

Pandemia ka marrë mbi 257.300 jetë në të gjithë botën ndërsa numri i të prekurve ka shkuar mbi 3.66 milionë, me 1.2 milionë të shëruar, tregojnë shifrat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit