OBT dhe OBSH thirrje për lëvizje të lirë të furnizimeve mjekësore

Mos i humb

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bënë thirrje së bashku për përpjekje për të siguruar rrjedhën normale ndërkufitare të furnizimeve mjekësore jetike, të mallrave dhe shërbimeve të tjera.

Në deklaratën e tyre, drejtori i Përgjithshëm i OBT-së Roberto Azevedo dhe homologu i tij i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjithashtu premtuan të punojnë së bashku për të zgjidhur ndërprerjet në zinxhirëve të furnizimit global.

“Mbrojtja e jetës është përparësia jonë kryesore, dhe këto përpjekje mund të pengohen nga ndërprerje të panevojshme në tregtinë globale dhe zinxhirët e furnizimit”, thanë ata.

Të dy zyrtarët thanë se COVID-19 është përhapur me shpejtësi për t’u bërë pandemi globale, duke shkaktuar një ndikim të paparë të gjerë në shëndetin, mirëqenien sociale dhe ekonomike të komuniteteve në gjithë botën.

Ata thanë se OBSH dhe OBT janë të angazhuar që t’i përgjigjen në mënyrë efektive situatës, duke punuar së bashku me organizata të tjera ndërkombëtare dhe anëtarët e tyre përkatës.

Për shkak të sfidave që pandemia paraqet për shëndetin e njerëzve si dhe jetesën e tyre, nevojitet veprim i koordinuar global, thuhet më tej.

“Vendimet e qeverive për politikën tregtare ndikojnë ndjeshëm në marrjen e pajisjeve mjekësore dhe furnizimeve atje ku ato janë të nevojshme në mënyrë urgjente”, thanë Azevedo dhe Ghebreyesus.

“Prandaj, është e një rëndësie vitale mbajtja e tregtisë së teknologjitë shëndetësore sa më e hapur dhe e parashikueshme”, thanë ata.

Lëvizja e lirë do t’i ndihmojë vendet të reagojnë ndaj kësaj krize, të rimëkëmben dhe të ndërtojnë sistemet shëndetësore që do të nxisin një rezistencë më të madhe në të ardhmen.

Qëllimi i OBT-së dhe OBSH-së është të avancojë Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetësisë (2005) dhe rregullat e OBT-së, thanë ata.

Qëllimi i Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetësisë është të parandalojë, mbrojë, kontrollojë dhe të sigurojë një reagim të shëndetit publik ndaj përhapjes ndërkombëtare të sëmundjes.

Ajo ka për qëllim ta arrijë këtë në mënyra që përputhen me rreziqet e shëndetit publik me qëllim minimizimin e ndërhyrjes në trafikun ndërkombëtar dhe tregtinë.

OBT tha që rregullat e saj u japin qeverive fleksibilitetin që mund të kenë nevojë për të adresuar mungesat thelbësore të furnizimit mjekësor, së bashku me sfidat e shëndetit publik.

Dy organizatat thanë se qeveritë duhet të shmangin ndërprerjen e zinxhirëve të furnizimit që ndikon negativisht në vendet më të varfra dhe më të prekshme, veçanërisht në vendet në zhvillim dhe vendet më pak të zhvilluara të cilat mbështeten në importet e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit