OECD për koronavirusin/ Dëmet në ekonomi, jo aq të mëdha

Mos i humb

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) parashikon që dëmi ekonomik global nga pandemia me koronavirus nuk do të jetë aq i madh sa ishte menduar, por rimëkëmbja ekonomike vitin e ardhshëm sipas saj, ka për të qenë më modeste nga sa pritej.

Instituti ndërqeveritar me seli në Paris thekson se rritja e bruto prodhimit të brendshëm do të tkurret për 4.5 përqind këtë vit – çka nënkupton një rënie prej 6 për qind më pak rënie sesa ishte parashikuar tre muaj më parë.

Ekonomia globale pritet të ketë një rimëkëmbje prej 5 përqind sipas kësaj organizate, ndonëse paraprakisht kishte parashikuar rritje prej 5.2 përqind.

“Edhe pas lehtësimit të masave të izolimit, rikthimi i aktivitetit të biznesit e ka humbur ritmin që prej muajit qershor, kryesisht në ekonomitë e avancuara”, thuhet në deklaratë.

Në çerekun e dytë të vitit 2020, prodhimi global ka qenë 10 përqind më i ulët sesa në fundin e vitit të kaluar, përpara shpërthimit të pandemisë. Një rënie të tillë, OECD e ka cilësuar si “shok të pashembullt të kohërave moderne”. E vetmja ekonomi që do të zgjerohet më 2020, me rreth 1.8 përqind, parashikohet të jetë Kina.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit