Operacioni “Dega e Ullirit”, forcat turke çlirojnë disa fshatra në Afrin

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Ushtria e Lirë Siriane nga terroristët e PYD/PKK-së kanë çliruar fshatrat Ikidam, Shaltah dhe Marsawiyah në rajonin kufitar sirian Afrin.

Ushtria turke dhe forcat e opozitës siriane gjatë operacionit “Dega e Ullirit” tërësisht çliruan tre fshatra që gjenden në veri të qendrës së Afrinit dhe vazhdojnë të përparojnë drejt brendësisë së rajonit sirian.

Është çliruar edhe një kodër shumë e rëndësishme strategjike në rajonin Raja që gjendet në perëndim të qendrës së Afrinit.

Forcat turke nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin kanë çliruar gjithsej 72 pika, duke përfshirë një qendër të qytetit, 53 fshatra dhe 18 male dhe kodra të rëndësishme strategjike.

Operacioni në Afrin nisi më 20 janar në kuadër të të drejtës së Turqisë të bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçmas atyre që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005.), 2170 (2014.) dhe 2178 (2014.).

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit