Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 1.062 terroristë

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) vazhdojnë operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë, ku deri më sot kanë neutralizuar të paktën 1.062 terroristë të PYD/PKK-së dhe DEASH-it.

Forcat ajrore bombardojnë objektiva të PYD/PKK-së në Afrin
Forcat turke kanë asgjësuar 19 pozicione të terroristëve, ndërkohë që janë shkatërruar edhe depo municionesh dhe strehimore të terroristëve.

– Pastrohen disa fshatra nga terroristët

TSK dhe ULS çliruan fshatin Orta Çakalli të Afrinit në kuadër të Operacionit Dega e Ullirit.

Siç informojnë gazetarët e AA-së në rajon, TSK dhe ULS kanë pastruar nga terroristët e PYD/PKK-së fshatin Orta Çakalli pranë qytezës Shejh Hadid në perëndim të Afrinit, konkretisht fshatin e pestë të çliruar nga terroristët të premten.

Më herët gjatë ditës, forcat turke dhe ULS çliruan edhe fshatrat Juqali Fawqani, Iskan, Dukkan dhe Nisrije të qytezës Xhinderes, si dhe Kodrën Nisrije.

Avionët e TSK-së dje në orët e vona goditën shumë pika të terrositëve në Malin Bafilun, fshatrat Shejh Huruz dhe Kefer Xhenne dhe qytezat Sheran, Xhinderes dhe Raxhu.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS deri më tani kanë çliruar nga organizata terroriste 46 pika, përfshirë një qendër qyteze, 29 fshatra, tre vendbanime rurale dhe 13 male ose kodra strategjike në pesë qyteza të Afrinit.

Ndryshe, më 20 janar, forcat turke nisën Operacionin Dega e Ullirit në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë për të larguar terroristët e PYD/PKK-së.

Operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Sipas shtatmadhorisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.

PYD/PKK është dega siriane e organizatës terroriste PKK, e cila gjendet në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. PKK që nga mesi i viteve të 80-ta të shekullit të kaluar udhëheq fushatë terroriste kundër Turqisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit