Një total prej 1.369 terroristë të PKK/KCL/PYD-YPF dhe të DEASH-it janë “neutralizuar” që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në rajonin Afrin të Sirisë.
Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “të neutralizuar”, që nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.
Në një deklaratë me shkrim, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë tha se sulmet ajrore të forcave të armatosura turke kanë shkatërruar 15 objektiva terroriste të përdorura për strehim, depo të municioneve dhe gropa të armëve.
Sipas informacioneve të mbledhura nga rajoni, 103 terroristë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe të DEASH-it janë neutralizuar gjatë ditës së djeshme.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë sirianët nga shtypja dhe mizoria terroriste.
Nga atje theksojnë se operacioni është duke u zhvilluar në kuadër të të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtën e vetëmbrojtjes në bazë të Kartës së OKB-së dhe respektin për integritetin territorial të Sirisë.
TSK dhe ULS çlirojnë një tjetër fshat dhe kodër në Afrin
Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar nga terroristët e PYD/PKK-së vendbanimin Muhammedye dhe kodrën Amar që ndodhen në perëndim të qendrës së qytetit kufitar Afrin.
Gazetari i AA-së raporton se ushtria turke dhe forcat e opozitës siriane në vazhdën e operacionit “Dega e Ullirit”, kanë çliruar tërësisht fshatin dhe kodrën e përmendur dhe vazhdojnë të përparojnë në brendësi të këtij rajoni sirian.
Forcat turke që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin kanë çliruar në total 51 pika, përfshirë një qendër qyteti, 36 fshatra dhe 14 male dhe kodra të rëndësishme strategjike.
Terroristët e PYD/PKK-së aktualisht mbajnë nën pushtim 65 për qind të zonës kufitare turko-siriane ndërsa në Afrin ka midis 8.000 dhe 10.000 terroristë.
PYD/PKK është dega siriane e organizatës terroriste PKK që është në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian. Që nga mesi i viteve 1980, PKK-ja zhvillon një fushatë terroriste kundër Turqisë./Rtv islam/


