Operacioni “Dega e Ullirit”, TSK neutralizon 790 terroristë

Mos i humb

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të nisur në Afrin të Sirisë nga Forcat e Armatosura Turke (TSK), janë neutralizuar 790 terroristë.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë në një njoftim rikujton se operacioni “Dega e Ullirit”, ka nisur më 20 janar 2018 nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëllazëror të rajonit.

Në njoftim thuhet se operacioni po zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes legjitime sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Në njoftim po ashtu thuhet se në objektiv po merren vetëm strehimoret, pozicionet, depot e armëve dhe pajisjet e terroristëve, duke u treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohen civilët/personat e pafajshëm.

Më tej thuhet se në operacionet e kryera nga Forcat Ajrore Turke janë shkatërruar 18 objektiva të cilat përdoreshin si strehimore, pozicione, depo të armëve dhe pika të armatimeve që u përkasin organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it.

“Sipas informacioneve të marra nga rajoni në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit’ janë neutralizuar 78 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH. Ka arritur gjithsej në 790 numri i terroristëve të neutralizuar që nga fillimi i operacionit. Operacioni i mbështetur me operacionin ajror dhe me mjete mbështetëse të zjarrit nga toka, po vazhdon në mënyrë të suksesshme ashtu siç është planifikuar”, thuhet në njoftim.

– Çlirohet fshati Ali Kar në veri të Afrinit

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS), kanë çliruar nga organizata terroriste PYD/PKK fshatin Ali Kar, në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Sipas raportimeve të gazetarëve të AA-së nga rajoni, elementet e TSK dhe ULS, kanë pastruar fshatin Ali Kar i cili ndodhet në veri të qytezës Bulbul të Afrinit nga terroristët e PYD/PKK.

Me çlirimin e këtij fshati, fshati Shenkal i cili ndodhet në kufirin Siri-Turqi dhe rrethina është lidhur me rajonin Zehran, ku një linjë e gjerë në veri të qendrës së qytezës Bulbul është marrë nga PYD/PKK.

– TSK godet objektivat terroriste

Në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” TSK godasin me obusë të tipit “Stuhia” objektivat e organizatës terroriste PYD/PKK rreth kodrës Darmik, në vijën kufitare Kilis-Hatay.

Tymi i ngritur nga zonat e bombarduara mund të shihet edhe nga Kilisi në Turqi.

Në anën tjetër, trupat në vijën kufitare Kilis-Hatay që nga mëngjesi e deri më tani u përforcuan me personel dhe pajisje ushtarake./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit