Opozita braktis mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Çollaku: 6 individë në sallë, me mandate nul

Mos i humb

 

 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës u braktis sot nga këshilltarët opozitarë (PD dhe LSI) pasi, sipas tyre, 6 individë në sallë janë me mandate të bëra nul nga Gjykata e Tiranës.

 “Mbajmë një marrëdhënie të kushtëzuar me Këshillin Bashkiak të Tiranës. 6 individë në sallë janë me mandate të bëra nul nga Gjykata e Tiranës. Prania e këtyre individëve hedh në erë legjitimitetin e këtij këshilli”, u shpreh Kreshnik Çollaku për mediat pas daljes nga salla.

“Mafia e naftës dhe ndërtimit kërkon të pastrojë paratë në qendër të qytetit”, shtoi Çollaku.

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u miratua ndihma ekonomike për 3 545 familje në kryeqytet, ndërmjet të cilëve personat me statusin e jetimit, viktima të dhunës në familje, individë viktima të trafikimit, apo edhe familjet me shumë fëmijë.

U miratua edhe kompensimi i energjisë elektrike për kategoritë në nevojë.

Gjithashtu, Këshilli Bashkiak do të miratojë dhe fondin për pagesën që u jepet personave me aftësi të kufizuar dhe invalidëve të punës në territorin e njësive administrative nën administrimin e Bashkisë Tiranë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit