Opozita kundërshton platformën e dialogut, e quan antiligjore

Mos i humb

Kërkesa e deputetes Doruntinë Maloku për të hequr nga rendi i ditës shqyrtimin e Platformës për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, ka nxitur debat mes anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme.

Përkundër kësaj, me 5 vota kundër dhe 4 për nuk u miratua kërkesa e Malokut e cila tha se shqyrtimi i kësaj platformës pa miratimin e Ligjit për Dialogun në Kuvend nuk i plotëson kushtet juridike për diskutim.

“Ligji për dialogun që jep kompetencat për dialogun është mes dy leximeve dhe ende nuk i ka mbushur kushtet që të diskutohet. Unë propozoj që kjo pikë të hiqet sot nga rendi ditës. Gjithçka që derivon prej atij ekipi është antiligjore. Është e turpshme qe kryetari i kuvendit e sjell këtu një platformë jashtëligjore. Kush e ka pru këtu këtë platformë, një delegacion që ende nuk është zyrtar”, tha Maloku.

Këtë kërkesë e përkrahu edhe kryetarja e komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani.

Ajo tha se shqyrtimi i platformës do të bëhet në komision pas hyrjes në fuqi të ligjit për dialogun.

” Ligji për dialogun është ndërmjet dy leximeve. Meqenëse nuk është miratuar ky Ligj për dialogun unë propozoj që pika e katërt të hiqet nga rendi i ditës. E shqyrtojmë platformën kur të formohet ekipi. Pa hy në fuqi ligji për dialogun nuk mund të shqyrtojmë platformën”, tha ajo.

Kundër kërkesës së Malokut ishin deputetët nga radhët e koalicionit qeverisës.

Deputeti nga PDK, Ilmi Recica tha se nëse ka marrë votat në kuvend atëherë ai është legjitim.

“Delegacionin e kemi votuar në kuvend, ai është i legjitimuar. Nëse i ka marr votat në kuvend atëherë ai është legjitim”

Ndërsa se kjo platformë duhet të kalojë në seancë e tha edhe Time Kadrijaj nga AAK.

“Platforma duhet të trajtohet e të kaloj në seancë”, tha ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit