Opozita në protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës

Mos i humb

Opozita ka vijuar sot me protestat përpara Bashkisë së Tiranës.

Edhe në protestën e sotme nuk kanë munguar tensionet pasi protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore të kalimit të automjeteve dhe kanë penguar qytetarët për të kaluar.

Një qytetar ka dalë nga makina dhe i ka kërkuar protestuesve që të hapin rrugën për vijuar lëvizjen.

Kjo situatë ka tensionuar gjendjen mes tyre, sidomos pas refuzimit të tyre për të hapur rrugën.

“Hapni rrugën, kam fëmijët në shkollë”, është shprehur qytetari i indinjuar.

Më pas protestuesit kanë zhvendosur podiumin në rrugë për të mos lejuar kalimin e automjeteve.

Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës në PD, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në protestë ka denoncuar veprimet e drejtuesve të Policisë së Shtetit, të cilët, sipas tij, kanë shfaqur besnikëri ndaj pushtetit të kryeministrit Edi Rama, duke u shtirur sikur nuk e dinin për protestën edhe pse kjo e fundit ishte njoftuar.

Ai ka bërë thirrje për vazhdimin e protestave dhe ka paralajmëruar se opozita nuk do të tërhiqet përballë këtyre provokimeve.

“Ta harrojnë se Partia Demokratike do të tërhiqet, dhe ta harrojnë se ne do të bien pre e këtyre provokimeve”, tha Këlliçi.

Gjatë fjalës së tij, Këlliçi ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga SPAK.

“Nuk kishte pse të zhvillohej kjo protestë e 39-të, nëse SPAK dhe kolegu i Erjon Veliajt, Altin Dumani, do të vendoste të zbatonte ligjin, sepse kreu i bashkisë nuk do të ishte në zyrë”, tha ndër të tjera ai.

Këlliçi ka theksuar se Partia Demokratike do të vazhdojë të luftojë për drejtësi, duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën më 23 dhjetor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit