Opozita nuk lejohet në Parlament, përplaset me Gardën dhe deputetët socialistë

Mos i humb

Tensionet vijojnë të jenë prezente mes deputetëve në dyert e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e PD-së që janë të përjashtuar nuk lejohet që të futen në seancë plenare, ndërsa këta të fundit nuk ngurrojnë të përplasen herë pas here me Gardën.

I pranishëm jashtë Kuvendit është edhe kreu i grupit të PD-së Bardhi, i cili thotë se edhe deputetet e PD-së, Elda Hoti, Sorina Hoti dhe Greta Bardeli të cilat nuk kanë një masë disiplinore nuk lejohen që të hyjnë në seancë plenare.

Deputetët e PD-së nuk janë kursyer ndaj Gardës duke i quajtur me fjalë të tilla si “qelbësirë apo hora” të cilëve u kanë kërkuar që të mos i prekin me dorë.

Flamur Noka: Nuk i lejojnë sepse kanë frikë nga zëri i opozitës, kanë nxjerë disa banditë dhe nuk i lejojnë as deputetët që nuk kanë asnjë masë. Sulltan Surreli urren opozitën. Do ta marrë përgjigjen, do i jepet ditën e hënë dhe në vazhdim.

Gazment Bardhi: Greta Bardeli, Elda Hoti dhe Sorina Hoti janë nuk janë deputete të përjashtuara dhe nuk lejohen nga banda e Edi Ramës që të ushtrojnë detyrën e tyre si deputete sepse qëllimi është të ketë një Parlament monist që të mos shqetësohet nga opozita.

Deputetët e përjashtuar të opozitës nuk janë lejuar nga Garda që të futen në ambientet e Kuvendit dhe kjo ka sjellë tension mes tyre.

Tension ka pasur edhe mes Gazment Bardhit dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Niko Peleshi të cilit demokrati i është drejtuar duke i thënë që zjarrin ja kanë vënë ato Kuvendit dhe jo opozita. Ndër të tjera deputeti demokrat Luan Baçi i drejtohet Peleshit se 24 deputetët nuk kanë bërë asgjë për tu përjashtuar nga punimet e Kuvendit.

Niko Peleshi: Nuk firmosëm ne firmosët ju me zjarrin.

Gazment Bardhi: Ti i pari, zjarrin ja keni vënë ju Kuvendit.

Luan Baçi: Si ka mundësi 24 deputetë i formosni me i lënë jashtë ju? Çfarë bëmë ne dje? Ju e keni bërë, je kryetar i grupit Parlamentar.

Niko Peleshi: Ore i dogje ti karriket nuk i dogji kryetari i grupit parlamentar. Ti edhe hakërehesh. Djeg karrigen dhe më hakërehesh mua.

Luan Baçi: Jo mor jo karrigën e dogje ti.

Gazment Bardhi: Ke djeg Shqipërinë!

Niko Peleshi: O Gaz nuk e ke skenar këtë. Kjo nuk është opozitë. Kjo është rruga juaj?

Gazment Bardhi: Po si i përgjigjesh krimit dhe bandës ti?

Niko Peleshi: Kështu i përgjigjesh ti, me kolegun tënd deputet.

Gazment Bardhi: S’kam gjë me kolegët deputetë, kam me ushtarët e krimit.

Niko Peleshi: Këtë e kemi parë 20 vjet këtë film, me zjarr me të djegur.

Gazment Bardhi: Hajdutërinë tuaj nuk e kemi parë 20 vjet as 30 as 50.

Flamur Noka-Igli Hasanit: Jam unë përfaqësuesi, ti nuk ke punë! Ti përfaqëson hajdutët, nuk përfaqëson popullin. Ti përfaqëson narko-regjimin, ti përfaqëson hajdutët. Unë jam zgjedhur me votën e popullit, ti nuk je zgjedhur. Kur të marrësh votën hajde fol!

Noka-Peleshit: Jeni hajdutë, përfaqësoni hajdutët! Keni vjedhur Shqipërinë dhe qani një karrige. Ti përfaqëson narkosin, karrigen time kam djegur. Ti ke djegur paratë e shqiptarëve, ke djegur paratë, ku i keni çuar 50 miliardë Euro? Ku janë 50 miliardë Euro dhe qani me lot krokodili për një karrige që është e jona dhe e paguajmë ne! Hajdutë!

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit