Opozitarët sauditë formojnë parti politike në diasporë

Mos i humb

Opozitarët kundër regjimit të Arabisë Saudite jashtë vendit njoftuan se me kërkesën për demokraci kanë formuar parti politike të emërtuar si “Këshilli Kombëtar”.

Në një deklaratë me shkrim nga faqja e internetit të Partisë së Këshillit Kombëtar thuhet se me formimin e partisë synohet ndërtimi i një mekanizmi demokratik për qeverisjen në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se “vrasjet politike, arrestimet në rritje, presionet dhe praktikat e dhunës nga qeveria u potencuan si arsyet e themelimit të kësaj partie”.

Po ashtu theksohet se partia do të preferojë rrugët e bashkëpunimit dhe diplomacisë me institucionet ndërkombëtare për mosmarrëveshjet e jashtme dhe diplomatike dhe se do të përdorë mënyrën e respektimit të sovranitetit të vendeve.

“Ne besojmë se populli është burim i autoriteteve”, qëndron në deklaratën në të cilën vihet në dukje se “Kuptimi i kësaj është se çdo person në moshë ka të drejtë të kandidojë dhe të zgjedhë dikë që ta përfaqësojë atë në një asamble parlamentare të zgjedhur”.

Më tej në deklaratë rikujtohet se legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori duhet të ndahen nga njëra tjetra sipas normave kushtetuese.

Në mesin e themeluesve të Partisë së Këshillit Kombëtar janë: Medavi er-Reshid (akademik), Ahmed el-Musheyhas (aktivist shiit), Said el-Gamidi (akademik), Yahya Asiri (jurist), Abdullah el-Avde (djali i dijetarit islam të arrestuar), Omer ez-Zehran (aktivist). Themeluesit të cilët janë detyruar të jetojnë jashtë vendit ndodhen në vendet si Britani e Madhe, SHBA dhe Kanada.

Përderisa nga autoritetet e Arabisë Saudite ende nuk është bërë ndonjë deklaratë lidhur me zhvillimin, bëhet e ditur se në vendin ku zbatohet regjimi i mbretërisë është e ndaluar formimi i partive politike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit