
Lideri opozitar rus dhe themelues i Fondit për luftë kundër korrupsionit Alexei Navalny është dënuar me 30 ditë burg për shkak të shkeljes së rregullave për organizim të protestës.
Para Gjykatës së qarkut në Simonovsk në Moskë, Navalny u shpall fajtor për “shkeljen e rregullave të protestës”.
Për shkak të përsëritjes së shkeljes së ngjashme, Gjykata vendosi që Navalny të mbahet në burg për 30 ditë. Ai u arrestua dje në orët e mëngjesit derisa ishte në vrapim.


