Rusia dhe Kuba bisedojnë për zgjidhje politike në Venezuelë

Mos i humb

Rusia dhe Kuba kanë konfirmuar qëndrimin e tyre në favor të zgjidhjes politike në Venezuelë, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, gjatë një konference për media të mbajtur në Havana pas takimit me homologun e tij nga Kuba, Bruno Rodriguez Parilla, tha se dy shtetet “në mënyrë aktive” po merrnin pjesë në krijimin e kushteve për të arritur marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës në Venezuelë.

“Ne shpresojmë që kontaktet, që nxisin dialog të drejtpërdrejt mes qeverisë dhe opozitës do të zhvillohen në çdo mënyrë të mundshme. Do të doja të theksoja edhe një herë se këto duhet të jenë kontakte për të promovuar dialogun, e jo kontakte me qëllim të imponimit të rezultateve të atij dialogu dhe paracaktimit të rezultateve”, tha ai.

Ai gjithashtu vlerësoi bashkëpunimin “shembullor” ruso-kuban në OKB.

Duke folur për gjendjen aktuale në marrëdhëniet SHBA-Kubë, Lavrov tha se Rusia nuk pranon “metoda koloniale dhe neokoloniale” në çështjet ndërkombëtare.

“Për fat të keq, mentaliteti i recidivizmit kolonial u tregua mjaft i fortë, përfshirë edhe në SHBA”, tha ai, duke theksuar se ligji ndërkombëtar patjetër të respektohet.

Ministria e Jashtme ruse akuzon BBC-në për përhapjen e “lajmeve të rreme”

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, akuzoi gazetarin e BBC-së për shpërndarje të “lajmeve të rreme” pas konferencës për media.

Gazetari i BBC-së Will Grant iu referua komenteve të presidentit rus Vladimir Putin se Moska do të përmbushte vakumin mes Amerikës Veriore dhe asaj Jugore nëse SHBA-të nuk angazhohen në çështjet rajonale.

Zakharova postoi fjalimin e Putinit në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke e akuzuar gazetarin Grant se ka keqinterpretuar fjalët e tij.

Pyetja ishte për bashkëpunimin ushtarak dhe Putin tha se Rusia është e gatshme të dërgojë armë në Venezuelë dhe në shtetet tjera të Amerikës Latine nëse SHBA ndalon shitjet e armëve.

“Na vjen keq për manipulimin e kryer nga gazetari britanik”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme ruse të publikuar në faqen e saj të internetit.

“Nëse citon liderë të shteteve, pa marrë parasysh se cili është qëndrimi juaj ndaj tyre, përpiquni të jeni të saktë”, tha Sergey Lavrov, duke iu përgjigjur gazetarit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit