Orban, gjuhë jo-europiane për Komisionin Europian: i ke ditët numëruara!

Mos i humb

 

Kryeministri hungarez Viktor Orban kritikoi Komisionin Europian për një qasje të re ndaj politikës së migracionit, duke shtuar se me përbërjen e re i ka “ditët të numëruara”, mandati i të cilit skadon në maj të vitit të ardhshëm.

Orban, një nga kundërshtarët më të mëdhenj të politikës së migracionit të BE, u tha radios së shtetit se është e nevojshme një komision që nuk do të dënojë vendet që mbrojnë kufijtë e tyre nga emigrantët.

Ishte ky një reagim ndaj vendimit të Komisionit  Europian që ngriti padi kundër Hungarisë për shkak të mosrespektimit të ligjit për azil dhe kthimin e emigrantëve.

Orban vlerësoi vendimin e Komisionit si të parëndësishëm duke gjykuar se mandati do t’i përfundojë së shpejti.

“Ne kemi nevojë për një Komision të ri … me një qasje të re”, tha Orban në radio.

“Pas zgjedhjeve evropiane ne kemi nevojë për një komision që nuk dënon vendet që mbrojnë kufijtë e tyre si Hungaria”,shtoi ai.

Ai tha se dënimët duhet të shkojnë për ato vende që lejuan miliona emigrantë të dynden në Evropë sipas tij, duke shkelur rregullat ekzistuese të BE-së. /tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit